As pas 7 ditësh nuk është gjetur mësimdhënësi që dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë

Lajme

As pas 7 ditësh nuk është gjetur mësimdhënësi që dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:13
Pamje nga kërkimi i mësimdhënësit

Pjesëtarët e FSK-së janë në kërkim të qytetarit të humbur që nga data 26 janar, i cili dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë në Gjakovë.

“Operacioni ka filluar te “Ura e Fshejt” në Gjakovë, për të vazhduar përgjatë lumit Drini i Bardhë e deri tek ura e Fshatit Gjonaj.

Pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla, gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave në territorin e vendit tonë e kanë vështirësuar gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Edhe Policia Rajonale e Gjakovës ka thënë se personi në fjalë ende nuk është gjetur.

Nysret Gjurkaj zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për Reporteri.net se edhe poas një javësh ende nuk është rënë në gjurmë të personit që dyshohet se ka kërcyer nga ura e Fshejtë më 26 janar.

“Ende nuk është gjetur, kërkimet janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë”, ka thënë Gjurkaj.

Kujtojmë se personi në fjalë është mësues rreth të 50-tave nga fshati Sapniq i Rahovecit dhe është vërejtur nga një kalimtar i rastit kur ka kërcyer nga ura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat