Ish-ambasadori serb në Vatikan: Pranimi i Kosovës nga Izraeli nuk ndikon në vendimin e Vatikanit

Lajme

Ish-ambasadori serb në Vatikan: Pranimi i Kosovës nga Izraeli nuk ndikon në vendimin e Vatikanit

Nga: F. B. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:48
Vatikani

Ish-ambasadori i Serbisë në Vatikan Vladeta Jankoviç ka deklaruar se konsideron se vendosja e raporteve diplomatike mes Kosovës edhe Izraelit nuk do shtyjë Vatikanin që të njoh Kosovën, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

 “Sipas njohurive që kam, hapi i jashtëm politik i qeverisë izraelite nuk do të ndikojë në vendimin e politikës së jashtme të Karriges së Shenjtë” deklaroi Jankoviç për “Beta”.

Vatikan është një ndër shtetet që nuk pranon shpalljet e njëanshme të pavarësisë.

Sipas shkrimeve të medieve, Kosova tash e një kohë të gjatë po përpiqet të bëjë presion që ta njoh Vatikani dhe të realizoj ndikim më të madh në Vatikan.

Izraeli gjatë ka refuzuar të pranojë Kosovën, por në shtatorin 2020 me iniciativën e presidentit amerikan Tramp në Uashington u nënshkrua deklarata e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti ku parashihej vendosja e raporteve diplomatike mes Kosovës edhe Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Aviv në Jerusalem.

Izraeli dhe Kosova kanë vendosur dje raporte diplomatike me nënshkrimet “ në takimin virtual” mes ministres së jashtme Melisa Haradinaj Stublla dhe atij izraelit Gabriel Ashkenazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat