Sheshel thotë se Serbia duhet të “rikthejë” të gjitha “territoret e saj” Srpska Krajina, Kosovën, Maqedoninë Malin e Zi

Lajme

Sheshel thotë se Serbia duhet të “rikthejë” të gjitha “territoret e saj” Srpska Krajina, Kosovën, Maqedoninë Malin e Zi

Nga: F.B Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Sheshel

“Çdo gjë që është e jona duhet ta kthejmë dhe në këtë llogarisim në Rusinë dhe Kinën” ka deklaruar kreu i Partisë radikale Vojislav Sheshel në emisionin “Çirilica” në TV Hepi, transmeton “Bota Sot”.

Sipas Sheshel ne duhet të iu bëjmë të gjithëve të ditur se do të mbrojmë Srpska nëse ajo sulmohet.

Po në këtë emision Dr Branislav Nestoroviç ka deklaruar se tendenca që kanë vende të caktuar për të imponuar unitarizmin e Bosnjës dhe Hercegovinës është e pamundur pa një luftë të re.

“Nëse Srpska mbetet ‘në baltë’ ajo do të shkelet. Nëse vjen tek lufta, Serbia duhet të përfshihet. Me rëndësi që të iket lufta, por duhet të iu bëjmë të ditur se Republika Srpska do të mbrohet me të gjitha mjetet. Kjo është mënyra e vetme e ikjes së luftës” tha lideri radikal.Sheshel përsëriti qëndrimin e vetë se Serbia duhet të kthejë të gjitha territoret e veta si Srpska Krajina, Kosovën, Maqedoninë , Malin e Zi...

“Çdo gjë tonën duhet ta kthejmë. Llogarisim në Rusinë dhe Kinën. Nga kulla e Katedrales së Zagrebit do të shihet e gjitha Kroacia” tha Sheshel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat