Akuza të rënda të Dreçun: Shqiptarët përgatisin ndërhyrje në veri, ndërsa NATO e Turqia e armatosin ushtrinë speciale!

Lajme

Akuza të rënda të Dreçun: Shqiptarët përgatisin ndërhyrje në veri, ndërsa NATO e Turqia e armatosin ushtrinë speciale!

Nga: F.B Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:41
Milovan Dreçun

Milovan Dreçun deputet ish-pjesëtar i shërbimeve informative aktualisht kryeson Këshillim e Kuvendit për Kosovën, ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj njësive speciale, armatosjes nga NATO dhe Turqia si dhe aksionet stërvitore së bashku me ushtrinë e Shqipërisë, duke shtuar se “Shqiptarët përgatisin ndërhyrje bë veri, ndërsa NATO e Turqia e armatosin ushtrinë speciale”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota sot”.

Ai duke qenë mysafir në një emision të Kurir TV ka deklaruar se shqiptarët kanë kryer stërvitje speciale që ka për qëllim zhvillimin e strategjisë për ndërhyrje në pjesën veriore të Kosovës.

“Pse Prishtina forcon njësitet speciale policore? Për luftë kundër krimit të organizuar? Nuk shohim rezultate sepse ata që duhet luftojnë kundër krimit janë pikërisht udhëheqësit. Kanë siguruar edhe elementet për ndërhyrje të shpejtë, tash kanë rreth 100 ‘Hamer’ kanë kryer aksion me ushtrinë e rregullt të Shqipërisë. Por, ata nuk ishin pjesë e KFOR-it, ara nuk kanë guxuar të jenë në Kosovë”, u shpreh Dreçun dhe shton se pyetja e sakët do të ishte pse KFOR nuk ka reaguar.

Ai theksoi se, “kanë kryer një stërvitje të përbashkët me forcat e sigurisë në afërsi të veriut. Kanë zhvilluar variantin e ndërhyrjes në territorin e veriut. Kur keni parasysh se NATO posaçërisht disa vende organizojnë armatosen, stërviten si ushtri klasike, bile edhe Turqia mban në depot e ushtrisë shqiptare armatimin e rëndë të blinduar për ushtrinë e vetëshpallur të ‘shtetit të Kosovës’, kur i shikoni të gjitha këto se ata vetëm presin momentin kur do të realizohet ai aksion”, tha Dreçun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat