Zgjim Hyseni reagon pas pretendimeve që Bulliqi sulmoi një shërbyes civil

Lajme

Zgjim Hyseni reagon pas pretendimeve që Bulliqi sulmoi një shërbyes civil

Nga: N.Sh Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:38
Zgjim Hyseni

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është akuzuar se ka sulmuar fizikisht një shërbyes civil.

Pas këtij lajmi të publikuar ka reaguar edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu.

Reagime kishte të shumta, e ndër ta reagoi edhe Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, pas këtij rasti asgjë nuk po merret vesh, pasi që kamera nuk kishte aty.

Hyseni shkruan se, e vërteta qëndron tek raportet e pushtetit.

Reagimi i plotë:

Shpejtim Bulliqi sulmon një qytetar që ishte në ambulancë me nënën e tij. Qytetari denoncon në polici, kurse Bulliqi e demanton. Secili me t’veten. Asgjë s’paska ngjarë sepse asgjë nuk po merret vesh. Kamera s’kishte. Fjala e kujt përbën lajm?

Zakonisht, asgjë s'ndodhi thotë sulmuesi, dhe jo viktima. Por, në një situatë të tillë e vërteta qëndron tek raportet e pushtetit. E kemi një kryetar komune përballë një nëpunësi; një pushtetar që mban pushtet politik, me polici e truproja, përballë një nëpunësi të zhveshur. Raporti nuk është veç policor. Bulliqi është punëdhënësi i tij. Bulliqi e ka në dorë jetën e tij ekonomike. Ky fakt vendos mbi guximin më shumë sesa truprojat e policia.

Sjellja kuazi-fashiste e një kryetari është ndjellje për ndjekësit. Sllogani “Krejt dhe Drejt” po na e tregon kuptimin: mujshari, pushtet, disiplinë; krejt në vijë, rresht për dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat