Ambasadori palestinez në Serbi para 7 vitesh: Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës

Lajme

Ambasadori palestinez në Serbi para 7 vitesh: Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:23
Mohamed Nabhan

Njohja e ndërsjelltë midis Kosovës dhe Izraelit e gjithashtu pajtimi i Kosovës që ambasada të vendoset në Jerusalem – qytet ky i kontestuar midis Izraelit dhe Palestinës ka ngjallur zhurmë dhe debate.

Ky debat është ngjallur qysh ditën e njohjes, por deklarata e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca se nëse Kosovës i kërkohet nga Bashkimi Evropian lëvizja e ambasadës nga Jerusalemi, një gjë e tillë do të rishqyrtohet, e ka bërë edhe më dinamik debatin.

Palët e ndryshme politike, opinionistët, organizatat jo-qeveritare e madje edhe qytetarët ndajnë mendime të ndryshme sa i përket marrëdhënieve të Kosovës me Izraelin.

Por, në anën tjetër, Palestina ka qenë historikisht kundër pavarësisë së Kosovës dhe e ka mbështetur Serbinë lidhur me çështjen e dialogut dhe marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Ambasadori i Palestinës në Serbi në vitin 2014 kishte thënë se popujt arabë e mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve. Arabët e kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kishte deklaruar Mohamed Nabhan.

“Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, kishte thënë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat