SHBA ia përsërit Serbisë kërkesën për njohje reciproke me Kosovën

Lajme

SHBA ia përsërit Serbisë kërkesën për njohje reciproke me Kosovën

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë ripërsëritur Serbisë kërkesën për njohjen e Kosovës.

Në një përgjigje për Tanjug nga zëdhënësi i ambasadës së SHBA-ve në Beograd, James Hagengruber është thënë se u takon të dy palëve që të arrijnë marrëveshje dhe se sipas bindjes së tij njohja reciproke duhet të jetë element qëndror i normalizimit të përhershëm..

“Ish Presidenti Trump e bëri këtë politikë shumë të qartë. Për shembull, në vitin 2019 ai i shkroi Presidentit Aleksandar Vučić për “mbështetjen e palëkundur” të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal, dhe veçanërisht angazhimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovë”, tha Hagengruber.

Sipas zëdhënësit të ambasadës, marrëveshja e tillë historike, do të ndërtonte rrugë drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden me anë të një letre dërguar presidentit serb, Vuçiq tha se në kuadër të marrëveshjes me Kosovën duhet të ndodhë edhe njohja reciproke.

Një kërkesë e tillë e presidentit amerikan hasi në kundërshtimin e menjëhershëm të Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat