Eskalon zyrtari serb: Deklarata të rënda gjatë fushatës në Kosovë – presion shtesë ndaj Beogradit

Lajme

Eskalon zyrtari serb: Deklarata të rënda gjatë fushatës në Kosovë – presion shtesë ndaj Beogradit

Nga: F.B Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:45
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Katër ditë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, hulumtimi i opinionit tregon se më së shumti vota do të marr Vetëvendosja e Kurtit, ish-shefi i Qendrës koordinuese për Kosovë Nebojsha Çoviç për “RTS” tha se Prishtinës i duhen elita të reja politike që aktualisht nuk i ka, ndërsa përsërit se Serbia duhet të mbahet me interesat e veta dhe rezolutën 1244, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ai si mysafir i emisionit të mëngjesit tha se nuk beson që Albin Kurti i vetëm të mund të formojë qeverinë edhe pse këtë do të dëshironte.

“Po shoh se paralajmëron se me Osmanin se nuk do ketë koalicion pas zgjedhjeve, por vështirë që nuk do të i duhet. Ndoshta mund të thërras Haradinajn, por Haradinaj nuk është faktor i zgjidhjes por faktor i problemit. Ai dhe të ngjashmit si ai duhen larguar dhe të iu bashkohen atyre në Hagë”, vlerësoi Çoviç.

Sipas tij Prishtinës i duhet elita e re, e problemi është se Kurti nuk është i ri.

“Deklarata të rënda për referendum dhe bashkim me Shqipërinë, kjo do të jetë presion shtesë ndaj Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

“Letra e Biden – jodiplomatike dhe gafë i shëmtuar”

Lidhur me urimin e presidentit amerikan Biden dhe letrën drejtuar presidentit të Serbisë, Çoviç tha se ajo është jo diplomatike dhe gafë i shëmtuar.

Image
Nebojsha Çoviç

“Rregullat diplomatike thonë se ambasadat në vendin nikoqir shkruajnë tekst të tillë, pastaj e dërgojnë në qendër. Pra kjo është nga Beogradi e shkruar dhe hap jo korrekt. Sikur edhe ai hapi se ne jemi bota”, tha ai duke shtuar se Biden nuk ka ndryshuar.

Çoviç konsideron se përkundër kësaj duhet të mbetet në kursin e saj të deritashëm.

"Ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare, që bazohen në Kushtetutë dhe rezolutën 1244 dhe marrëveshjen e Uashingtonit, ku kemi shprehur qëllimin e mite dhe aty 80 për qind e lidhur me Amerikën” tha ai.

Për Çoviç befasi e këndshme dhe inovative do të ishte “Shqyrtimi i pranimit të Kosovës nga Franca”

Nebojsha Çoviç mbështet bashkëpunimin e Serbisë dhe Francës, por mënyra sipas të cilës perëndimi udhëheq politikën ndaj Beogradit e tillë që të na shtyjë ndaj Rusisë dhe Kinës.

“Bashkëpunimi është në rregull, por duhet të jemi të matur edhe të kujdesshëm. Nuk ka këtu miqësi, por interes. Sa i përket përcaktimit të kufijve, ndarjes , ka karrige, nuk ka karrige, do isha befasuar këndshëm sikur Franca do shqyrtonte pranimin e Kosovës. Kjo do të ishte zgjidhja inovative”, tha Çoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat