Viola von Cramon thotë se interesi i përbashkët dhe qëllimi i ShBA-ve dhe BE-së është njohja e ndërsjellë

Lajme

Viola von Cramon thotë se interesi i përbashkët dhe qëllimi i ShBA-ve dhe BE-së është njohja e ndërsjellë

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:53
Viola von Cramon

Interesi i përbashkët i BE-së dhe ShBA-ve është njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar raportuesja e Parlamentit evropian për Kosovë Viola von Cramon, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar urimin e presidentit amerikan Biden dërguar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë, Viola von Cramon tha se nuk e ka parë, por mund të pajtohet me atë që ka thënë shefi i shtetit amerikan.

"Është interes i përbashkët njohja e ndërsjellë, shpresoj se këtë do ta shohim si rezultat i dialogut. Të dy palët kanë nevojë për politikanë që janë për integrime evropiane, ndërsa kur shihni njerëz që flasin për bashkim me Shqipërinë, kjo nuk ndihmon aspak” tha ajo.

Duke fol rreth referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Cramon theksoi se “kufijtë janë të përcaktuar dhe nuk janë të dëshirueshëm ndryshimet e tyre, as ndaj Shqipërisë, as ndaj Serbisë apo ndonjë shteti tjetër ".

Duhet të evitojmë Srpska tjera në veri të Kosovës.

Rreth deklaratave të barazimit dhe ndërlidhjes së problemit të Kosovës me Bosnjën, Cramon tha ajo është çështje krejt tjetër.

"Me Republika Sprska kemi problem dhe duhet të shohim si do të zgjidhet. Duhet të evitojmë Srpska tjera në veri të Kosovës, për këtë shkak këto dy çështje i shoh të veçanta. Ne në BE sillemi si ndaj dy problemeve të ndryshme", tha ajo.

Lidhur me dialogun, ajo shtoi se do shprehte mirëkuptim nëse liberalizimi i vizave vendoset si kusht i vazhdimit të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat