Jovanoviç: Tregimi për krimet serbe, tentim i Prishtinës të zbus efektin negativ në gjykimin e liderëve të UÇK-së

Lajme

Jovanoviç: Tregimi për krimet serbe, tentim i Prishtinës të zbus efektin negativ në gjykimin e liderëve të UÇK-së

Nga: F.B Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Vladislav Jovanoviç

Fushata e ri-afirmimit të krimeve kinse serbe të kryera gjatë kohës së “përpjekjes terroriste të ndarjes së Kosovës nga Serbia” tregon qëllimin e politikanëve shqiptar për të zbutur efektin negativ, që bëjnë gjykimet e njerëzve kryesor të UÇK-së ka thënë ish-shefi i diplomacisë serbe Vladislav Jovanoviç për “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Shkaku i dytë është që Prishtina të kap hapin e ri-afirmimit të presionit politik në Serbi pas ardhjes në detyrë të administratës së re në Uashington.

"Ata duan të zbusin efektin negativ në fillimin e gjykimit në Gjykatën Speciale në Hagë për liderët kryesor tl UÇK-së dhe të kompensojnë në një mënyrë me gjykime të serbëve të caktuar për kinse krimet e kryera ndaj shqiptarëve në kohën e secesionit të Kosovës. Po ashtu qëllimi është që në mënyrën e dhunshme të jenë në hap me hapat e administratës së re amerikane në lidhje me çështjen e Kosovës” tha ai.

Ai përmendi se pushteti në Prishtinë lidhet me mbështetjen e hapur ndaj Biden në zgjedhjet amerikane.

"Ata janë ndërlidhur me urimin e Biden dhe paralajmërimin në urimin e dërguar Vuçiqit dhe urimin për figurat e Kosovës ku paralajmëron interesim të shtuar të Amerikës për Kosovën, që s amë parë të hiqet nga rendi i ditës si e kanë shënjuar qysh moti. E ajo është pranimi i Serbisë për pavarësinë e Kosovës” tha Jovanoviç.

Sipas tij ministrja aktuale punëve të jashtme Melisa Hardinaj-Stublla ka tentuar të hedhë në valët politike të fushatës edhe presidentin e shkuar Millosheviq, që nuk është argument që i bënë dobi.

"Millosheviq jo se është gjykuar, por vdiq para se të përfundoj gjykimi, për interesa tjera të atyre që janë aktorë kryesor të Gjykatës së Hagës. Nga ana tjetër ai nuk u gjykua për krime në Kosovë por në Bosnje dhe as atëherë nuk iu kanë shërbyer argumentet për shkatërrimin e Jugosllavisë nga bashkësia evropiane që ishte shkas i konflikteve ushtarake edhe luftërave”.

Ai tha se politikanët në Kosovë duan të ngjallin figurën negative të Millosheviqit që qendrat propaganduese e krijuan për interesa politike që kanë pasur në Ballkan, që akoma kanë pritje se kjo iu ndihmon.

"Por, kjo nuk qëndron, ka këmbë të dobëta dhe do zhgënjehen se administrata e re e Biden nuk do të mundet as për së afërmi të ju përmbush premtimet se shpejtë do zgjidhet çështja e Kosovës, si presin ata", përfundoi Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat