Ulqini me borë

Lajme

Ulqini me borë

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Ulqin

Pas një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha në shumë zona të Komunës së Ulqinit, Ulqini sot paradite u përfshi nga reshjet e dëborës.

Temperatura e mëngjesit është ulur në zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër. Reshjet e borës janë të rralla , prandaj moti ditën e sotme ka surprizuar banorët e këtij qytetit bregdetar .

Kamerat amatore dhe ato të televizionit lokal të qytetit kanë vrapuar menjëherë për të fiksuar sa më parë pamjet magjepsëse.

Pemët të zbardhura në sfondin e detit me dallgë, automjete të bardha që sfidojnë borën, pulëbardha që sikur ndjejnë se moti ka marrë bardhësi, fëmijë kureshtarë në dritaret e shtëpive dhe apartamenteve, kudo.

Siç duket edhe nga këto pamje, fjollat e borës po bien me pak intensitet të shoqëruar me erë.

Dëbora është një spektakël i shumëpritur në Ulqin dhe për këtë shkak njerëzit kanë nisur të postojnë menjëherë foto në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat