​Mustafi: Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më prezentë në Luginën e Preshevës

Lajme

​Mustafi: Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më prezentë në Luginën e Preshevës

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 20:55
Foto nga takimi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka pritur dy delegacione ndërkombëtare, të cilët i ka njoftuar me politikat diskriminuese që po i imponohen komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nga Beogradi zyrtar.

Mustafi ka njoftuar se dje ka takuar ekipin për çështje politike nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Angela Zettler dhe Dimitrija Redzic, dhe delegacionin e kryesuar nga zv/ambasadorja e mbretërisë së Holandës, Anne-Sietske Brinks, koordinatorin rajonal për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, Jurriaan Middelhoff, si dhe zyrtarët e lartë për siguri dhe stabilitetit të Mbretërisë së Holandës nga Beogradi, Sarajeva, Prishtina dhe Shkupi.

“Në dy takimet njoftova me politikat diskriminuese që po i imponohen komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nga Beogradi zyrtar. Pozitën e vështirë dhe abuzimi me të drejtat themelore të të drejtave të njeriut, veçanërisht me procesin e pasivizimit të adresave nga autoritetet policore. Injorimin e skajshëm në realizimin e marrëveshjeve të nënshtruara nga Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit institucional e politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Dhe domosdoshmërinë e trajtimit të Luginës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kërkova që bashkësia ndërkombëtare të ketë prezencë e rol më aktiv sa i përket situatës politike dhe të sigurisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat