Mediet serbe komentojnë fjalimin e parë të Kurtit pas fitores: Dialogu me Serbinë nuk është prioritet, është në vendin e gjashtë apo shtatë

Lajme

Mediet serbe komentojnë fjalimin e parë të Kurtit pas fitores: Dialogu me Serbinë nuk është prioritet, është në vendin e gjashtë apo shtatë

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:53
Albin Kurti

“Alo” shkruan se mendjemadhësia dhe rezultati e kanë goditur Kurtin në kokë, ndërkohë që përmendin fjalët e tij se “Dialogu me Serbinë nuk është prioritet, është në vendin e gjashtë apo shtatë” si dhe synimin “për vendosjen e drejtësisë por pa hakmarrje”, transmeton “Bota Sot”.

Lideri i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti , lëvizja e të cilit ka fituar bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka thënë në adresimin e parë pas fitores se “dialogu që Kosova zhvillon me Serbinë me ndërmjetësimin e BE, nuk do të jetë prioritet i pushtetit që do drejtojë ai”.

Ne citohet të ketë thënë Kurti kemi prioritet vendosjen e drejtësisë dhe punësimin, ndërsa dialogu me Serbinë është në vendin e gjashtë apo shtatë të prioriteteve”.

Kurti nënvizoi se do të vendos drejtësi , por pa hakmarrje

“ Pa hidhërime , indinjatë e revanshizëm e hakmarrje” tha Kurti duke shtuar se kjo është ditë zgjedhore do të jetë referendum dhe do të mbahet mend për shumë gjëra.

“Nuk do të ketë hakmarrje, por do të kërkojmë drejtësi. Secili prej neve duhet të marr përgjegjësinë që i takon, ashtu që vendin tonë ta bëjmë të mundshëm për jetë” ka thënë Kurti shkruan gazeta serbe “Alo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat