Von Cramon: Pa dialog me Beogradin nuk ka përparim të Kosovës drejtë BE-së

Lajme

Von Cramon: Pa dialog me Beogradin nuk ka përparim të Kosovës drejtë BE-së

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 19:24
Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon i ka tërhequr vërejtjen qeverisë së re në Prishtinë se pa angazhimin në dialog me Beogradin, nuk do të ketë stabilitet afatgjatë, as përparim në rruëgen evropiane të Kosovës, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Qeveria e re dueht të përparojë në rrugën evropiane dhe duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë” tha Cramon.

Ajo shtoi se Brukseli dhe Uashingtoni janë të gatshëm të vendosin kontakt me udhëheqjen e re demokratike të zgjedhur në Prishtinë.

Në kumtesën lidhur me zgjedhjet, raportuesja e PE për Kosovë ka vlerësuar se aktivitetet zgjedhore kanë kaluar “kryesisht në rregull”, por ka shprehur keqardhje për shkak problemeve me votimin e diasporës dhe mos-mundësisë që të gjithë qytetarët të mund të realizojnë të drejtën demokratike.

Von Cramon uroi fituesin e zgjedhjeve me konstatimin se dalja relativisht e madhe , transparenca dhe rrethina e brendshme janë “sukses për të gjithë vendin.

“Presim që parlamenti i ri të ketë shumicën e fuqishme dhe stabile për formimin e qeverisë dhe punën në çështjet urgjente në Kosovë, përfshirë reformat në sferën ekonomike edhe sociale, struktura të qarta qeveritare përfshirë edhe kuadrin institucional për mbështetje në proceset e integrimit evropian” tha ajo.

Ajo ka nënvizuar se në Kosovë që nga 2019 deri tash nuk është përmbushur asnjë rekomandim i misionit të vëzhguesve evropiane që të nis sa më parë përmirësimi i kushteve zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat