Hasimja: Qesharake që Gjermania dhe Franca kanë hequr doganat, Shqipëria e Kosova jo

Lajme

Hasimja: Qesharake që Gjermania dhe Franca kanë hequr doganat, Shqipëria e Kosova jo

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:05
Ermal Hasimja

Ndonëse që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovë, udhëheqësit e saj dhe të Shqipërisë flasin më shpesh për çështjen e bashkimit kombëtar, analisti Ermal Hasimja thotë se konkretisht nuk është bërë hap as për afrimin e dy vendeve që janë pjesë e një kombi.

Hasimja ndërsa komentoi deklaratën e kreut të LVV, Albin Kurtit për Euronews, i cili tha se do të votonte pro në rast të mbajtjes së një referendumi të tillë, solli shembullin që kanë ndjekur Gjermania dhe Franca edhe pse janë vende që kanë luftuar me njëra-tjetrën gjatë historisë së tyre.

“Çështja nuk është tek bashkimi teknik, para se të bëhet me referendum ka diçka që varet nga z. Rama dhe z. Kurti në këtë moment, që është heqja e doganave. Është paradoksale që dy vende të një kombi të kenë kufi”, tha Hasimja duke shtuar se kufiri dhe dogana mund të hiqet edhe pa qenë juridikisht të bashkuar dhe se ky veprim do të ishte i dobishëm për ekonominë e dy vendeve.

“Shqipëria dhe Kosova do të zgjidhin shumë më tepër punë me njëra-tjetra kur produktet e dy vendeve të qarkullojnë lirisht. Është qesharake që vende si Franca dhe Gjermania që kanë luftuar gjithë historinë e tyre të mos kenë as kufi dhe as dogana dhe Shqipëria e Kosova dy pjesë të një kombi të kenë dogana dhe kufi, njëlloj sikur të ishin dy shtete të huaja në dy kontinente të ndryshme”, tha ai.

Sipas tij sjellja në veprime e politikanëve të dy vendeve tregon një realitet tjetër pavarësisht thirrjeve për hapej, afrim dhe bashkëpunim, pasi krejt e kundërta ka ndodhur, sidomos në aspektin ekonomik. Analisti Hasimja tha se heqjen e doganave e pengon vetëm interesi i administratave doganore në dy vendet respektive për të mbledhur të ardhura si dhe presioni i grupeve të interesit në Shqipëri dhe Kosovë që duan të pengojnë qarkullimin e lirshëm të produkteve në të dy anët e kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat