Tërbohen serbët nga Abazoviq, shkak urimi i tij për Kosovën në ditën e Pavarësisë

Lajme

Tërbohen serbët nga Abazoviq, shkak urimi i tij për Kosovën në ditën e Pavarësisë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:27
Dritan Abazoviq

“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ishte mesazhi i zëvendëskryeministrit malazes Dritan Abazoviq për Kosovën, i cili ka shkaktuar reagime të mëdha në Beograd

Urimi i Abazoviqit për Kosovën me 17 shkurt nuk është pritur mirë në Serbi, madje as nga mediet serbe atje të cilat i kanë vënë lloj-lloj interpretimesh kësaj deklarate.

Mediat serbe të kontrolluara nga regjimi i Aleksandar Vucic, kanë quajtur këtë deklaratë të Abazoviqit se po uron një shtet të rremë.

“Abazovic përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazovic uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazovic uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës “, janë vetëm disa nga titujt në mediat serbe.

Kujtojmë, se Abazovic tha se Kosova po feston këtë festë në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia COVID-19, porse vuri në dukje se ai ishte i bindur se pandemia i kishte afruar ata dhe u kujtoi atyre vlerat thelbësore që duhet të trashëgohen.

Abazovic përgëzoi qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare më 14 shkurt, të cilat, siç deklaroi ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës,” tha Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat