Emilia Redzepi flet për gazetën boshnjake: Deputetët boshnjakë në Kosovë u zgjodhën nga Vuçiqi!

Lajme

Emilia Redzepi flet për gazetën boshnjake: Deputetët boshnjakë në Kosovë u zgjodhën nga Vuçiqi!

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:47
Emilia Redzepi

Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilia Redzepi ka dhënë një intervistë për gazetën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Politicki.

Redzepi ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Vuçiq me ndikimin e tij ka zgjedhur deputetët boshnjakë në Kosovë.

“Sipas informacioneve që kemi nga KQZ, mandatet u fituan nga Adrijana Hodžić dhe koalicioni Vakat. Ky ka qenë nja plan i Listës Serbe që përmes Adriana Hodzic e cila ka qenë në marrëveshje që 20 vjet me ta dhe me Rasim Demirin e Vakat i cili u hoq nga lista e kandidatëve për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Plani i tyre ishte të fitonin tre vendet tona dhe kjo mund të shihet votat e tyre janë vetëm në komunat serbe në Kosovë. Ne nuk ia shesim askujt identitetin tonë kombëtar dhe vazhdimisht, në mënyrë dinjitoze dhe të ndershme kemi luftuar për të drejtat tona, duke pohuar veten përmes institucioneve të Kosovës, duke mbrojtur të drejtat e popullit boshnjak që Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton . Dhe kështu ne do të vazhdojmë me strategjinë dhe vizionin tonë, duke mos lejuar asnjë ndikim nga shtetet e tjera” ka thënë Redzepi.

Për gazetën boshnjak, ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se pret të jetë përsëri në bashkëpunim me Vetëvendosjen ngase partia e saj ishte e vetmja nga pakicat që s’kishte votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Image

“Unë kam qenë ministre në qeverinë e Albin Kurtit dhe e falënderoj për besimin që më dha. Ne jemi e vetmja parti politike që nuk kemi votuar për përmbysjen e Qeverisë në kohën e vështirë të pandemisë. Kemi bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen edhe në Prizren, ngase jemi edhe në koalicion. Me siguri do të jemi edhe më të fortë tani për shkak të parimeve që treguam dhe qëndruam në opozitë së bashku me të – vetëm ne, të gjithë të tjerët votuam për rrëzimin e qeverisë. Sigurisht se do të jemi pjesë edhe e qeverisë së ardhshme” ka thënë kryetarja e NDS.

Redzepi ka komentuar edhe raportet aktuale të Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

“Marrëdhënia midis Kosovës dhe BiH është në një nivel shumë të ulët. Unë pres kohezion më të madh me qeverinë tonë të ardhshme sepse Albin Kurti, si udhëheqësi shqiptar, ka një dëshirë dhe vullnet të fortë për të bashkëpunuar institucionalisht. Por ne nuk mund ta bëjmë atë vetëm, na duhet mbështetja e anëtarit boshnjak të Presidencës së BiH. Boshnjakët janë një kategori kushtetuese, komuniteti i tretë më i populluar në Kosovë, ne vazhdimisht po luftojmë për të drejtat tona institucionale, duke ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe gjuhën boshnjake. Edhe këtu, ne vërtet kemi nevojë për ndihmë nga BiH në lidhje me sistemin arsimor dhe cilësinë e mësimdhënies sonë, domethënë mbështetjen për librat shkollorë për lëndët kombëtare” ka thënë Emilia Redzepi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat