A e dini se çfarë janë mes vete Faton Bislimi i LDK-së e Besnik Bislimi i VV-së?

Lajme

A e dini se çfarë janë mes vete Faton Bislimi i LDK-së e Besnik Bislimi i VV-së?

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:17
Faton Bislimi dhe Besnik Bislimi

Janë kundërshtarë në politikë por Faton Bislimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Besnik Bislimi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë familjarë mes veti.

Ata dy janë kushërinj të parë dhe baballarët e tyre janë vëllezër.

Faton Bislimi i LDK’së ka thënë se me Besnik Bislimin kanë komunikim të vazhdueshëm.

“Besnikun nuk e kam pa. Më shumë flasim në telefon. Të them të drejtën nuk flasim për politikë”, ka thënë ai.

Një përgjigje interesante ai pati edhe kur u pyet nga gazetari Arsim Lani se a po fle tani Besnik Bislimi pas fitores në zgjedhje.

“Po besoj që fatkeqësisht për neve dhe fatmirësisht për LVV’në rezultatet e anketave dhe sondazheve që ne nuk mund ti besonim si duket u kthyen në votë për VV’në”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat