Gjykata merr vendim për të dyshuarit që rrëmbyen dy shtetasit e Maqedonisë

Lajme

Gjykata merr vendim për të dyshuarit që rrëmbyen dy shtetasit e Maqedonisë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Gjilanit ua ka caktuar 30 ditë paraburgim gjashtë të dyshuarve për kidnapimin e dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K., F.S. dhe M.Z”, thuhet në njoftim.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datën 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajt nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “rrëmbimi” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat