Jeta Xharra jep tri lajme të mira nga Brezovica

Lajme

Jeta Xharra jep tri lajme të mira nga Brezovica

Nga: A.Zh Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:57
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra, ka zgjedhur Brezovicën për të kaluar këtë vikend.

Nga atje, ajo ka dhënë tri lajme të mira për qendrën e skijimit, përcjell Bota sot.

Xharra ka folur edhe për mungesën e infrastrukturës në Brezovicë, duke thënë se rruga që shpie atje nuk ka qenë kurrë më e prishur.

Reagimi i saj në Facebook:

Lajm i mirë që: 1. më në fund punëtorët e qendrës së skijimit në Brezovicë me ndërresa edhe në shqip (deri vonë kanë refuzu me i pas të tillë), 2. turistë prej Shqipërisë që po mësojnë me skiju 3. Po punon një gondolë arkaike që kam menduar që o kalb, e që i çon njerëzit deri në skijim (po i ndaj lajmet e mira se të këqija ka plot, rruga është pre prej Matkosit qe e ka shti ujin ne gypa, ndërtimet ilegale të villave e hoteleve janë katastrofale, me kerr normal s'ia vlen me ardh se e prish veç duhet me u gjind me taksi xhipa që me i bo 10 km e fundit për shkak se rruga kurrë më e prishur s'ka qenë etj. Etj.)

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat