SNS nën drejtimin e Vuçiq mban mbledhje, temat kryesore Kosova dhe Sprska

Lajme

SNS nën drejtimin e Vuçiq mban mbledhje, temat kryesore Kosova dhe Sprska

Nga: F.B Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:38
Aleksandar Vuçiç

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) në pushtet, do të mbajë sot mbledhjen e kryesisë, në të cilën pritet të shqyrtohet situata aktuale politike në vend dhe regjion, ndërsa tema kryesore do të jenë Kosova dhe Srpska, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas burimeve të gazetës, mbledhja e kryesisë së SNS do drejtohet nga lideri i saj Vuçiq ndërsa do të shqyrtohet gjendja në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare dhe në këtë kontest do të shqyrtohet edhe vizita e paralajmëruar e të dërguarit special për dialog, Mirosllav Lajçak në javën që vjen.

Po ashtu, në takim pritet të bisedohet edhe rrethanat në BeH, përkatësisht në Srpska dhe analizimi i rokadës së mundshme të përfaqësuesit të lartë, pasi talenti Incka pritet të zëvendësohet nga gjermani Kristian Shmit.

Në këtë takim të pritet që të bisedohet edhe rreth zgjedhjeve pasuese lokale në Kosjeriq, Preshevë dhe Zajeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat