Ambasadori amerikan në Beograd: Pres vizitën e Palmerit, por jo tani për shkak të koronavirusit

Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd: Pres vizitën e Palmerit, por jo tani për shkak të koronavirusit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:26
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Serbi Anthony Godfrey tha se pret vizitën e të dërguarit amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, por që situata aktuale epidemiologjike nuk e lejon atë për momentin.

“Shpresoj që miku im i madh Palmer do të vijë në Serbi, por kam frikë se situata për shkak të COVID në SHBA dhe Serbi nuk e lejon atë për momentin”.

“ Është mirë të organizohet kjo vizitë pak më vonë, “tha ai, duke komentuar raportimet e mediave se së bashku me emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, Matthew Palmer së shpejti do të mbërrijë në Beograd, raporton Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat