Deputetët shqiptarë të Malit të Zi rreth situatës në Tuz: Qeveria duhet të bëjë hapa prapa rreth masave epidemiologjike

Lajme

Deputetët shqiptarë të Malit të Zi rreth situatës në Tuz: Qeveria duhet të bëjë hapa prapa rreth masave epidemiologjike

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:55
Deputetët shqiptarë të Malit të Zi

Deputeti i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, u tha protestuesve në Tuz se do të qëndron në krah të Komunës si përfaqësues i qytetarëve.

Ai vuri në dukje se kjo situatë duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe se Qeveria “duhet të bëjë hapa prapa”.

Nimanbegu iu referua thirrjes për zgjidhjen e problemit në një mënyrë shtypëse dhe tha se gjithçka duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore. Kur u pyet se kush bën thirrje për masa shtypëse, ai tha se është presidenti i partisë të së Drejtës së Malit të Zi.

Përveç Gencit, aty ishte i pranishëm edhe Nazif Cungu, ku të dy u pritën me duartrokitje të gjata gjersa Gjeloshaj ka marr mbështetje edhe nga kryetari i asamblesë komunale të Ulqinit, Ilir Capuni.

Kujtojmë se policia malazeze ka ndërhyrë në qytetin shqiptar të Tuzit për të shpërndarë qytetarët që kanë bllokuar rrugët nacionale. E gjithë kjo ka ndodhur pasi që komuna ka vendosur që mos t’i respektojë masat e caktuara të qeverisë për përhapjen e coronavirusit.

Ndryshe, Gjeloshaj do të takohet gjatë ditës së sotme me kryeministrin, Zdravko Krivokapiq si zëvendësin e tij, Dritan Abazoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat