“Gani, të kam taku te dera e burgut ku mbaheshin shqiptarë”, ish-agjenti i SHIK-ut publikon bisedat Koci-Buzhala

Lajme

“Gani, të kam taku te dera e burgut ku mbaheshin shqiptarë”, ish-agjenti i SHIK-ut publikon bisedat Koci-Buzhala

Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 09:36
Berat Buzhala dhe Gani Koci

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikaur disa biseda që janë zhvilluar ndërmjet Gani Kocit dhe Berat Buzhalës.

Këto biseda Miftari i bëri pas thirrjes nga Gjykata Speciale që i ka bërë Gani Kocit në cilësinë e dëshmitarit.

Miftari shkruan në Facebook se, me 18 mars, ditën kur Koci do të dal para Specialës do të pyetet nga Prokurorët për vitin 1998-99.

Sipas tij, ata do ta pyesin për burgun e Likocit, bunarin, Gjarprin, Dhjetëshin dhe shumë gjëra të tjera.

Miftari nëFacebook, ka publikua edhe bisedat, pra komentet në Facebook, që i kanë bë ndërmjet vete Berat Buzhala dhe Gani Koci.

Kohë më parë, ish-zëvendësministri Gani Koci dhe Berat Buzhala janë përballur përmes postimeve në Facebook, për burgun e Likocit.

Buzhala ka përmendur disa detaje interesante që nuk janë edhe të panjohura për publikun shqiptarë.

Por atyre fakteve Gani Koci iu kishte kundërpërgjigjur, por sipas Buzhalës ajo se çfarë thotë Koci nuk ishin të vërteta.

Buzhala ka treguar disa detaje ku thotë se Koci ishte roje aty, mirëpo ai kishte thënë se ishte ushtar i UÇK-së, përgjegjës për informim dhe komunikim me publikun.

I pari që kishte nisur këtë debat ishte Koci kur kishte pyetur se kur do të intervistohet Buzhala nga Gjykata Speciale.

“A mund, dikush të na thotë se kur do të intervistohet Berat Buzhala, nga Gjykata speciale, dhe në çfarë cilësie (statusi)???”, kishte shkruar ai.

Pas këtij komenti, menjëherë Kocit i ishte kundërpërgjigjur Berat Buzhala, i cili në një koment të gjatë e kishte quajtur edhe lopë.

Këto komente i ka shpërndë Miftari, ku Buzhala i drejtohet Kocit se kurrë nuk do të ia harron fytyrën, pasi që qëndronte para derës e cila i ndante familjarët e pikëlluar me më të dashurit e tyre.

Ky është shkrimi i Naim Miftarit:

Roja e Bunarit

18. 03. 2021 ora 8 mëngjesit pas prezentimit dhjetëra minuta, pytja e parë nga Prokurorët dhe hetuesit ndërkombëtarë në Gjykatën Speciale në Hagë, viti 1998_99 lidhur me dy Ganiat, Likovci, Bunari, Traktori, Bashori, Berati, Qabiqi, Stupci, Gjarpri, Dhjetëshi, Qopa...

Gani Koci; Unë nuk kam qenë roje "burgu" në luftë por ushtar i UÇK-së, përgjegjës për informim dhe komunikim me publikun, gazetarët dhe monitoruesitit ndërkombëtar, si dhe zv. Komandant i Brigadës 114”, ka shkruar Koci.

“A mund, dikush të na thotë se kur do të intervistohet Berat Buzhala, nga Gjykata speciale, dhe në çfarë cilësie (statusi)???”, kishte shkruar ai.

Berat Buzhala; Gani, deri më tash kemi refuzu me u intervistu prej Prokurorisë Speciale, jo pse jemi tute, por sepse e kemi ditë që në luftë me uniformë ka pasë tylifar lope, njani prej tyre edhe ti, edhe nuk kemi deshtë me i shti krejt me një thes”, shkruante Buzhala.

“Gani, deri më tash e kemi konsideru që “lufta është luftë, e ndodhin edhe budallakina, tek që je kanë edhe ti aty” prandaj i kemi përbi plot padrejtësi.

Gani lopa, unë si një djalë i ri 20 vjecar, ty të kam taku te dera e burgut ku po mbaheshin shqiptarë ?. Sigurisht që nuk ta harroj lehtë ftyrën tënde e as ngërdheshjen, derisa po qëndrojë para deres e cila i ndante familjaret e pikëlluar me më të dashurit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat