Lajçak do të vizitojë Serbinë – në BE thonë se nuk komentojnë deklaratat për ndonjë dokument që kërkon njohje të Kosovës

Lajme

Lajçak do të vizitojë Serbinë – në BE thonë se nuk komentojnë deklaratat për ndonjë dokument që kërkon njohje të Kosovës

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 10:07
Lajçak

I dërguari i BE-së për dialogun me Beogradin dhe Prishtinën, Lajçak me 3 dhe 4 mars do të bëjë vizitë zyrtare në Serbi, ku do takojë krerët e lartë shtetëror dhe temë bosht do të jetë vazhdimi i dialogut.

Në vizitën zyrtare dy ditore ai do të takojë bartësit e funksioneve kryesore institucionale dhe do të bisedohet për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Takimi i fundit i zyrtarëve të Serbisë dhe atyre të Kosovës ishte në shtatorin e vitit që shkoi, ndërsa takimi tjetër ishte shtyrë për shkak të situatës me virusin Corona.

Medie të ndryshme dje patën publikuar njoftime se Lajçak së bashku me administratën amerikane po përgatisin një dokument me ultimatum për pranimin e Kosovës, por kjo nuk është konfirmuar nga BE.

Shkrimet në media se Lajçak në Beograd do të sjell dokumentin ku kërkohet nga Serbia pranimi i Kosovës në Be është vlerësuar “si spekulim pabazë”.

Peter Stano zëdhënës i BE-së ka deklaruar se konstatime e tilla janë marrëzi dhe nuk do të komentojë shkrimet e medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat