Zhvillimet në Tuz, Abazoviq: Masat nuk kanë pasë prapavijë politike

Lajme

Zhvillimet në Tuz, Abazoviq: Masat nuk kanë pasë prapavijë politike

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 20:20
Dritan Abazoviq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë që situata në komunën e Tuzit sot është më e qetë, pas protestave të djeshme, që u bënë pas urdhrit të Qeverisë për mbylljen e bizneseve, të cilat u organizuan nga kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Abazoviq ka thënë që ka pasë disa takime me kryetarin Gjeloshaj me të cilin kanë bërë marrëveshje lidhur me këtë çështje.

“Sot për fat të mirë nuk ka ndodhur asgjë dhe çdo gjë ishte në rregull. Dje e kemi pasë një situatë e cila nuk ishte e favorshme për askë, as për Qeverinë dhe as për qytetarët e Tuzit në përgjithësi. Sa i takon masave që i ka marrë Qeveria, ato nuk kanë qenë në kundërshtim me asnjë kombësi, nuk ka pasë asnjë prapavijë politike”.

“Kemi biseduar dhe jemi takuar me kryetarin Nik Gjeloshaj disa herë. Pas disa takimeve që i kam pasë në disa qytete të tjera, kemi ardhë në një marrëveshje që nuk do të punojnë lokalet këto tri ditë. Gjatë vikendit, do të bëhet një analizë e situatës dhe do të merren masa të reja. Besoj që do të jenë më liberale. Ajo është punë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe çdo gjë tjetër jashtë asaj është një mosrespektim i ligjit. Nuk mundemi për çdo gjë të themi që ka qenë në kundërshtim me të drejtat e shqiptarëve. Ligji është i barabartë për të gjithë”.

Ai theksoi që kryetari i Tuzit nuk mund të japë një shembull të keq për kryetarët e komunave të tjera duke i thënë qytetarëve që mund t’i hapin bizneset.

“I kam treguar kryetarit të komunës së Tuzit se sa ke protestuar t’i nesër do të protestojnë të tjerët. Kur kryetari i Tuzit i thotë qytetarëve që mund t’i hapni kafenetë, pse mos t’i thotë ai në Podgoricë. Kjo krijon një dëm ku më rregullat nuk mund të funksionojnë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat