Profesori britanik James Ker-Lindsay: Idetë e rrezikshme të shqiptarëve mund të sjellin reagime zinxhir në Ballkan

Lajme

Profesori britanik James Ker-Lindsay: Idetë e rrezikshme të shqiptarëve mund të sjellin reagime zinxhir në Ballkan

Nga: F.B Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Profesori britanik i Shkollës Ekonomike dhe eksperti për zhvillim në Ballkan James Ker-Lindsay, konsideron se ideja për bashkimin kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë mund të nxit reagime zinxhir në Ballkan dhe është vështirë e realizueshme për shkak të ndryshimit të Kushtetutës për shkak shumicës së kualifikuar, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Lindsay në intervistën për “Euroneës” tha se ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është e popullarizuar, por hulumtimet e opinionit tregojnë se po bie mbështetja e qytetarëve për këtë ide. Profesori britanik shton se mbështetësit e saj duhet të precizojnë a do të jetë ky bashkim federatë apo konfederatë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Problemi kryesor sipas tij është ndryshimi i nenëve të Kushtetutës, që ndalon Kosovën të bashkohet me vendet tjera, për çka është e nevojshme shumica dy të treta.

“Rreziku më i madh i kësaj ideje është reagimi zinxhir dhe kërkesa e shqiptarëve të Maqedonisës së veriut dhe serbëve në regjion” tha ai.

Ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan sipas Lindzi do sjell reagime të ashpra në bashkësinë ndërkombëtare.

Më herët ishte ish-kryeministri Haradinaj që ka paralajmëruar se nëse Kosova nuk bëhet pjesë e NATO-së dhe OKB-së brenda katër viteve, do të organizohet referendum për bashkimin me Shqipërinë. Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Kurti ka deklaruar se do votonte “për” nëse do kishte referendum për bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat