Shqetësuese: Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet

Lajme

Shqetësuese: Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet

Nga: Bota sot Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:26
Bujanoc, Kosovë Lindore

Lëvizja Vatra, ka thënë se Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe se po ua konfiskon dokumentet.

Në një komunikatë të lëshuar për media, kjo Lëvizje thekson se ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve.

Komunikata e plotë:

Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet

Kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë i paparashikueshëm dhe mjaft shqetësues, kjo për faktin se shqiptarët e dëbuar nga atje, e të cilët ende kanë dokumente valide të Serbisë po arrestohen.

Këtë po e bëjnë me arsyetimin se u është pasivizuar vendbanimi.

Pas arrestimit ata dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë.

Viktima të këtij veprimi të Serbisë kryesisht janë banorët e Malësisë së Bujanocit.

Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar.

Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë.

Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat