Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinën anti-COVID

Lajme

Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinën anti-COVID

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës janë ftuar që të aplikojnë në Serbi për t’u vaksinuar me vaksinën antiCOVID.

Përmes një njoftimi të bërë për media,  e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

Gjithashtu u theksua se imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë.

Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe  Bujanoc.

Duhet përkujtuar që në Serbi janë dhënë mbi 1 milionë doza të vaksinave, ndërsa të njëjtit po vazhdojnë të vaksinojnë qytetarët të cilët kanë mbetur ende pa u vaksinuar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat