Akuza tronditëse nga Shkumbin Mehmeti – publikohet një dorëshkrim i tij ku akuzon me emra ata që u “morën vesh për vrasje në Dukagjin”

Lajme

Akuza tronditëse nga Shkumbin Mehmeti – publikohet një dorëshkrim i tij ku akuzon me emra ata që u “morën vesh për vrasje në Dukagjin”

Nga: N.Sh. Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:46
Shkumbin Mehmeti

Dëshmitari i mbrojtur nga Prokuroria Speciale, Shkumbin Mehmeti, gjatë një interviste televizive kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës nga grupe kriminale të organizuara.

Ai gjatë asaj interviste ka përmend edhe disa emra, e ndër emrat që përmenden ishte edhe emri i Ramush Haradinajt.

Në atë kohë, pra në vitin 2018, Ramush Hardinaj ishte kryeministër i Kosovës, i cili kishte reaguar pas intervistës së Mehmetit.

Haradinaj pas një mbledhje të Qeverisë ishte pyetur edhe për deklaratat e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale Shkumbin Mehmeti i cili ka akuzuar për vrasjet e pasluftës  shumë persona nga rajoni i Dukagjinit.

Haradinaj para mediave kishte thënë se është i habitur me deklaratat e Mehmetit.

“Një person nga burgu me dhanë interviste është e çuditshme. Të gjitha deklaratat ishin dashur me qenë materie e prokurorëve dhe gjyqtarëve jo me u na spektakël medial. Unë se kam parë intervisten por dëgjova komente e reagime dhe jam habit”, kishte thënë ish-kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar se në sisteme të drejtësisë serioze nuk lejohet që një person nga burgu të japë një intervistë të tillë në media.

Kjo eshte nje leter e Shkumbin Mehmetit e pa-publikuar me pare

Posted by Haki Imeri on E Diele, 28 Shkurt 2021

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë publikuar një dorëshkrim, që sipas tyre është i Shkumbin Mehmetit.

Sipas kësaj letre të publikuar nga familja Imeri, Shkumbin Mehmeti dëshmon: “Qerim Kelmendi dhe Ramush Haradinaj janë marrë vesh të kryejnë vrasje në Dukagjin!”

Po ashtu ai dëshmon se Ibrahim Kelmendi e ka njeriun më të afërt Fanol Bardhin “Noli” dhe “Figura”!Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat