Del video: Momenti kur pejani vjedh çelësat e veturës zyrtare brenda komunës

Lajme

Del video: Momenti kur pejani vjedh çelësat e veturës zyrtare brenda komunës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:13
Valon Loxha

Valon Loxha, pejani i cili njihet për vjedhje të veturave të cilat i gjen me çelësa brenda, ka hyrë brenda ambienteve të komunës të dielën dhe ka marrë çelësat e një veture zyrtare.

Loxha u arrestua mbrëmjen e së dielës, pasi, ia mori veturën zyrtare kryetarit të Pejës dhe shkoi në fshatin malor të Rugovës.

Arrestimin dhe shoqërimin e Loxhës në Policinë e Kosovës e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Por, nga Komuna e Pejës kanë thënë se pre e aktit të vjedhjes nuk ka rënë vetura e kryetarit, por e një zyrtari tjetër të komunës.

“Jo. Fillimisht do të thotë, ndoshta jeni keqinformuar sepse nuk është marrë vetura e kryetarit, është marrë një prej veturave në oborrin e komunës, do të thotë që ai [zyrtar] që e ka pasur në shfrytëzim, rastësisht i ka lënë çelësat në veturë”, ka thënë Arianit Demaj, zëdhënës i Komunës së Pejës.

“Me rastin janë duke u marrë Policia, do të thotë edhe me këta punëtorët e sigurimit të komunës”, ka thënë ai.

Disa ditë më parë, në një deklarim Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje.

Ai pati thënë se i merr veturat që i gjen të hapura, ndërkaq e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat