Komunës së Tuzit i lehtësohen masat kundër pandemisë

Lajme

Komunës së Tuzit i lehtësohen masat kundër pandemisë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi i lehtësoi masat kundër pandemisë për Komunën e Tuzit në Malësi. Me masat e reja, nga e hëna, lejohet puna e objekteve hoteliere, të restoranteve dhe bareve, ndërkaq ndalohet qarkullimi ndërurban mes komunave në vend.

Ky vendim i korrigjoi masat paraprake që u vendosen javën e kaluar për Komunën e Tuzit dhe që shkaktoi protesta nga radhët e pronarëve të objekteve hoteliere të mbështetur edhe nga zyrtarët vendorë të Tuzit.

Bisedimet e përfaqësuesëve shqiptarë me zv/kryeministrin malazez Dritan Abazoviq, të zhvilluara të enjten e kaluar, rezultoi me një zgjidhje pozitive për qytetarët e Tuzit.

Ndërkohë, Mali i Zi vazhdon të shënoj rritje të dukshme të të infektuarëve me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar, të hënën, edhe për 449 raste të reja me koronavirus dhe për 12 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar 76,283 raste me koronavirus. Prej tyre 1015 pacientë kanë vdekur./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat