“Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të BE-së”

Lajme

“Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të BE-së”

Nga: F. B. Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:24
BE

Bashkëpunimi i vendeve të regjionit është parakusht për përparim të gjithëve, vlerësoi Zijad Beçiroviç nga IFIMES duke shtuar se vendet e Ballkanit vetëm nëse mbështetën njëra në tjetrën me qasje të përbashkët mund të përparojnë drejtë BE-së, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij kriza e pandemisë ka treguar pozitën e Serbisë në raportet regjionale edhe ndërkombëtare dhe pozitën e Vuçiqit.

 "Kjo është një lloj doktrine e tij, që përmes qasjes inovative të zgjedh problemet regjionale, këtë e ka nis para një viti pas takimit me Makron, ku ka deklaruar se nuk përfaqëson vetëm Serbinë po shikon të ndihmojë edhe shtetet tjera të regjionit”, tha Beçiroviç.

Ai shprehet se BE duhet të tregojë më shumë sensibilitet ndaj vendeve të Ballkanit dhe shtoi se pret që Sllovenia në kohën e kryesimit të BE-së nga 1 qershor të imponojë që vendet e Ballkanit në shpejtësi dhe pako të pranohen në BE.

Beçiroviç konsideron se përfundimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës me dokumentin obligues duhet të ketë edhe dispozitën se në ditën e nënshkrimit Kosova dhe Serbia bëhen anëtare të BE-së.

"Mendoj se askush në Serbi nuk nënshkruan marrëveshje ndryshe, ku do jepej një premtim bosh për përparim në të ardhmen. Aty BE mund të përmirësoj gabimet e veta ndaj regjionit dhe Serbisë me atë dispozitë në marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Lidhur me pozitën e Serbisë në planin gjeopolitik dhe çështjen e vaksinave ku tregoi sukses, Beçiroviç tha në këtë situatë ajo dëshmoi sa vlen në skenën ndërkombëtare dhe raportet ndërkombëtare.

"Sa i përket Serbisë , kur punohej për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ishte objekt i ngjarjeve, ndërsa pas dhjetë viteve ajo është bërë subjekt i këtyre ngjarjeve”, tha Beçiroviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat