Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe vazhdon me deklaratat se Kosova është pjesë e Serbisë

Lajme

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe vazhdon me deklaratat se Kosova është pjesë e Serbisë

Nga: F.B Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:28
Porfirije

“Kosova është pjesë thelbësore e Serbisë dhe referendumi për Kosovën është mbajtur në vitin 1389”, ka thënë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) Porfirije për RTS, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se „ nuk ishin të këndshme drejtimi i gishtit ndaj palës kundërshtuese dhe përpjekja që të futen ndarjet në Kishë”.

“Mendoj se këtu nuk ka asnjë dilemë, fizikisht shteti ynë nuk është i pranishëm në Kosovë në plot kuptimin e fjalës, por Kosova është pjesë thelbësore e Serbisë. Ajo që është përjetim dhe qëndrim i Kishës aq shumë është shprehur në Kuvendin e Kishës dhe çkado që them unë është e tepërt”, ka deklaruar Porfirije.

Porfirije ka thënë se është i sigurt se pa marrë parasysh “rrethanat reale-politike” për të cilat vlerësoi se nuk janë aspak në dobi të “ Serbisë”, shteti punon dhe bën gjithçka që të ruhet paqja dhe të bëhet më e mira për popullin serb në Kosovë.

“Kosova nuk është etëm djepi i popullit tonë, por edhe vendi i eshtrave të njerëzve të shenjtë. Kosova nuk është vetëm çështje gjeo-politike për ne, por edhe temë e identitetit tonë”, ka shtuar ai.

Porfirije ka nënvizuar se duhet të bisedohet për jetën e përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve dhe çdo gjë jashtë kësaj do të ishte heqje dorë “nga qenia jonë” dhe vlerësoj se “Zoti është në anën e Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat