Ish-diplomati serb: BE udhëheq dialogun e ShBA do ta kontrollojë

Lajme

Ish-diplomati serb: BE udhëheq dialogun e ShBA do ta kontrollojë

Nga: F.B Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:51
Zoran Milivojeviç

Ish-diplomati Zoran Milivojeviç, ka deklaruar se është e qartë se Brukseli ka interes të madh në vazhdimin e dialogut.

"Bruksel ka synim që të paraqitet më agresive dhe kësaj radhe të jetë më serioze në kuptimin politik të koordinimit me administratën e re amerikane”, tha ai, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Milivojeviç tha se Lajçak ishte i qartë se do veprojë në harmonizim me administratën amerikane dhe Bruksel vërtetoi se Palmer do paraqitet në rolin e lidhjes direkt me regjionin, sikur në kohën e Omabas.

"BE udhëheq dialogun dhe ndërmjetëson, ndërsa SHBA e kontrollon dhe koordinon sipas vlerësimit të vet strategjik”, tha Milivojeviç.

Sipas tij, platforma e Serbisë në periudhën e ardhshme përbëhet nga tri gjëra: nuk ka njohje dhe nuk ka rezultat me presione e shantazhe, duhet kërkuar zgjidhje kompromisi dhe vetëm dialogu dhe bisedime për normalizim për gjërat e nevojshme të njerëzve në ato hapësira.

Milivojeviç mendon se kompromisi do të jetë diçka ndërmjet pranimit dhe kthimit në të kaluarën që është i pamundshëm, se Kosova nuk mund të jetë në kuptimin e plotë në përbërje të Serbisë, por me mbrojtje të interesave të serbëve.

"Ata (perëndimi) ka kohë që dëgjojnë se nuk mund të krijohet strategji për zgjidhjen që nënkupton njohjen, pasi kur flitet për Serbinë nuk mund të llogaritin në atë”.

Sipas Milivojeviç, Lajçak ishte i vendosur se ka disa interesa të jashtme dhe liderët duhet t’i respektojnë, andaj Kurti duhet pranojë si prioritet dialogun.

"Çështja e Shqipërisë së madhe është bazë e subjektit të Kurtit dhe ata do insistojnë në mbështetje nga faktori shqiptar, në atë masë sa përputhet me interesat amerikane”, tha ai.

Faktori shqiptar pason linjën gjeo-politike dhe strategjike të Uashingtonit dhe angazhohet për NATO, kundër Kinës edhe Rusisë.

"Pas Kurtit mendoj se qëndron Gjermania, ajo e ka mbështetur atë edhe në mandatin e kaluar, kur ishte e qartë se gjermanët treguan se aksioni rënies së qeverisë nga amerikanët, sepse ata nuk kishin shumë vërejtje në taksat dhe angazhohen për shtetësinë e Kosovës, për kufij të rinj në Ballkan ku Serbia do jetë pa Kosovën. Nëse politika e Kurtit shkon në atë drejtim do ketë mbështetje të Gjermanisë", përfundoi Milivojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat