Vuçiq në pyetjen e gazetarëve çka ndodhë me serbët në Kosovën e pavarur: Me rëndësi të jenë të sigurt dhe të kenë jetë më të mirë

Lajme

Vuçiq në pyetjen e gazetarëve çka ndodhë me serbët në Kosovën e pavarur: Me rëndësi të jenë të sigurt dhe të kenë jetë më të mirë

Nga: F.B Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:03
Aleksandar Vuçiq

Për Serbinë më e rëndësishmja është që serbët e Kosovës të jenë të sigurt dhe të kenë jetë më të mirë, ka deklaruar presidenti i Serbisë Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë Vuçiq e bëri në pyetjen e gazetarëve se çka do të ndodhë me serbët e Kosovës në Kosovën e pavarur, Vuçiq tha se kjo nuk është pyetje rreth serbëve por çka do të bëhet me Serbinë.

Si sqaroi ai, kur Albin Kurti mendon që të bisedojë me serbët, ai mendon në ata serbë që janë të dëgjueshëm, siç është rasti i Rashiç dhe Rada Trajkoviç, ndërsa ai nuk do të bisedojë me ata që respektojnë Serbinë.

“Për ne më e rëndësishmja është siguria dhe jeta më e mirë e serbëve dhe për këtë shkak ndajmë 600 milionë euro “ tha ai.

Vuçiq ka shtuar se paratë i kemi, sepse Serbia është në vendin e parë për nga rritja ekonomike dhe shkalla e gjenerimit të mundësisë për investime në projekte të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat