​Mustafa uron mësimdhënësit në Luginë të Preshevës

Lajme

​Mustafa uron mësimdhënësit në Luginë të Preshevës

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:16
​Mustafa uron mësimdhënësit në Luginë të Preshevës

ryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka uruar të gjithë mësimdhënësit në Luginë të Preshevës që po realizojnë misionin e tyre nën dritën e sigurimit të teksteve shkollore.

Mustafa ka shkruar në Facebook, sot është dita e mësuesit, festë e cila i kushtohet personelit edukues për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë.

“Cilësia në arsim është edhe synim i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Libri shkollor është elementi më bazik dhe përbërësi kryesor e qenësor i cilësisë në procesin edukativo-arsimore.

Tashmë e kanë më të lehtë me librat më të avancuara shkollore në rajon mësimdhënien misionarët e dijes, demokracisë dhe humanizmit, pishtar të kulturës dhe përparimit. Edukatorët e brezit të ri. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë veteranët e arsimit që mishëruan në praktikë procesin mësimor-edukativ e me guxim intelektual përkujdesen për të ardhmen në më shumë se dy dekada nën pengesa e vështirësi. Historia e këtij manifestimi lidhet drejtpërdrejt me hapjen Mësonjëtores së Korçës me 7 mars të vitit 1887. Si shkolla e parë shekullare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat