Gruaja me prejardhje shqiptare, propozohet për kryeministre në Liban

Lajme

Gruaja me prejardhje shqiptare, propozohet për kryeministre në Liban

Më: 8 mars 2021 Në ora: 11:15
Ghada Arnaut

Ghada Arnaut tërhoqi vëmendjen me kandidaturën e saj për postin e kryeministrit në Liban.

Ajo është një emër i njohur jo vetëm në Liban por dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, e cila prej vitesh është zhvendosur në Kanada.

Ghada ka pranuar se është më origjinë shqiptare dhe mbiemri i saj Arnauti tregon edhe më shumë për origjinën e saj.

Ajo tregoi se shqiptarët u zhvendosën në Liban në kohën e otomanëve.

“Në fakt nuk mendoj se do të bëhem një kryeministre për një vend të vështirë dhe të komplikuar si Libani. Por Këshilli i njerëzve të Libanit më bënë një kandidate për zgjedhjet pas revolucionit në Liban, por për shkak të situatës ishte shumë e vështirë për të vazhduar në këtë mënyrë. Në fakt jam gazetare dhe shkruaj shumë artikuj politik dhe jam në brendësi të jetës politike por tani kam projektin tim personal i cili lidhet me kulturën, poezinë dhe shkruaj poezi.”, u shpreh ajo. Më tej, ajo tregoi se ka shumë miq dhe kushërinj shqiptarë, me të cilat mban kontakte ndërsa shtoi më tej se dëshiron shumë ta vizitojë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat