Vuçiq mesazh për popullin serb: Nga Serbia pritet një gjë, ta njohë pavarësinë e Kosovës

Lajme

Vuçiq mesazh për popullin serb: Nga Serbia pritet një gjë, ta njohë pavarësinë e Kosovës

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:26
Aleksandar Vuçiq

Në pallatin “Serbia” ka përfunduar seanca e Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë me të cilën ka kryesuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar para gazetarëve se kishin një seancë të gjatë të Këshillit sepse kanë diskutuar për të gjitha problemet e aktuale me të cilat po përballet Serbia, të cilat “në fund të fundit paraqesin një sfidë të madhe të sigurisë për Serbinë”.

Pika e parë ka të bëjë me Kosovën, analizën e situatës politike, duke pasur parasysh dialogun, vazhdimin e dialogut dhe presionin e vazhdueshëm që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, “rreziqet e sigurisë me të cilat përballen përfaqësuesit e kombësisë serbe” dhe se çfarë po e pret Serbinë.

Vuçiç ka theksuar se Serbia është në një pozitë shumë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe vazhdimin e dialogut në fillim të majit. “Por më lejoni t’u them të gjithë qytetarëve të Serbisë se pritet nga Serbia, në të gjithë hemisferën perëndimore, të jetë ajo që do të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se kjo është pak a shumë esenca. E gjithë kjo është në një fjali, dhe kjo nuk ka ndryshuar shumë. Përveç se tani ajo dëshirë do të jetë më e theksuar dhe më drastike se më parë”.

“Serbia do të mbrojë interesat e saj”, pretendon presidenti serb.

“Autoritetet shqiptare tentuan të bëjnë një ndikim më të thellë në popullatën serbe. Ata patën njëfarë suksesi duke “blerë shpirtra njerëzorë” në jug të Ibrit, por këtë nuk arritën të bëjnë në veri”.  “Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe krijimin e Asociacionit, siç parashikohet me Marrëveshjen e Brukselit dhe me marrëveshjen për zbatim të vitit 2015. Ne do të presim atë dhe do t’i referohemi fjalëve të përfaqësuesve evropianë dhe Lajçakut se ajo për çka jemi marrë vesh duhet të përmbushet”, ka pretenduar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat