Mes shumë emocionesh, i thotë lamtumirë punës në arsim

Lajme

Mes shumë emocionesh, i thotë lamtumirë punës në arsim

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:41
Ajet Brajshori

Plot 46 vjet jetë, ia dedikoi arsimit dhe edukimit të brezave. Kjo ka krijuar një lidhje të fortë emocionale me profesionin e tij.

Ndërsa, kjo ishte dita e fundit e Ajet Brajshorit si drejtor i Gjimnazit Shkencor dhe Shoqëror, “Ahmet Gashi”, në Prishtinë.

Dhe, surprizat nga ish-nxënësit e tij nuk munguan.

Ajo çfarë e bën të veçantë është fakti se gjatë gjithë karrierës së tij, ka pasur vetëm 5 ditë pushim mjekësor.

Në mesin e emocioneve të shumta, Brajshori dorëzoi postin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat