“Po flasin hapur” – Duan ta bashkojnë Sanxhakun me Kosovën

Lajme

“Po flasin hapur” – Duan ta bashkojnë Sanxhakun me Kosovën

Nga: F. B. Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:40
Harta e Kosovës

Gjorgje Miliçeviç nga SPS ka reaguar dhe ka kërkuar nëse ka bazë për ndërmarrje të masave ligjore ndaj atyre që hapur marrin pjesë në aktivitete kundër rregullimit kushtetues, duke përmendur synimin që po e thonë hapur krerët e SDA se “duan që Sanxhakun të ia bashkojnë Kosovës”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij lideri i SDA në Sanxhak Sulejman Ugljanin hapur shpreh synimin që së bashku me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti Sanxhakun të ia bashkojë shtetit të Kosovës.

Miliçeviç shtoi se Ugljanin shkon edhe më tutje duke lobuar e punuar për interesin e shqiptarëve të Kosovës, projekt i të cilëve është shqiptarizimi i Sanxhakut dhe se këtë projekt e udhëheq Ismet Azizi, duke treguar se kreu i SDA Sanxhak në këtë mënyrë punon kundër popullit të vetë boshnjak me dëshirën që të bëhet lider për diçka.

“Synimi i tij i hapur separatist me të cilin dëshiron që Sanxhakun ta ndajë dhe të ia bashkojë një shtetit që nuk ekziston, apo Shqipërisë së Madhe janë thirrje të hapura për rrëzimin e rregullimit shtetëror”, tha ai.

Ai vazhdoi tutje duke deklaruar se Ugljanin vazhdon me provokime dhe se para dy dite me deputetin e Kuvendit të Serbisë ishin në homazhe tek varri i Adem Jasharit që njihet si themelues i UÇK-së, që ka kryer krime ndaj banorëve joshqiptar.

“Ugljanin, jo vetëm se e çmon dhe zmadhon Adem Jasharin dhe figurën e tij, por hapur fton në kryengritje në Sanxhak sipas shembullit të kryengritjes së UÇK-së që e ka udhëheq Jashari”. tha Miliçeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat