Krenar Gashi ‘godet’ Rron Gjinovcin

Lajme

Krenar Gashi ‘godet’ Rron Gjinovcin

Më: 9 mars 2021 Në ora: 19:48
Rron Gjinovci

Krenar Gashi, ka akuzuar analisti Rron Gjinovci se po tregohet seksist, pas dekaratave të tij për Ardiana Shalën.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se veprimi i Gjinovcit për ta quajtur Shalën, idiote dhe e frustruar, e bën Rronin jo veç popullist pa substancë por pikë së pari seksist.

Shkrimi i plotë:

Rron Gjinovci po thotë se Ardiana Shala Prishtina është idiote dhe e frustruar, veç pse e ka postu një mendim kritik për protestën në kohë pandemie.

Unë po them se kjo e bën Rronin jo veç popullist pa substancë por pikë së pari seksist.

Rroni, që i ka lexu nja dy libra për përpjekjen gjinore, e që ka dalë dje në marsh, e merr guximin me i 'shpjegu' Ardianës, një aktiviste feministe, psikologe e poete, se çka është 8 Marsi. Ky miq është definicioni i 'mansplaining' e i seksizmit bashkëkohor të djemve që shiten 'woke'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat