Memli Krasniqi tregon kur e bleu për herë të parë monedhën digjitale, “Bitcoin”

Lajme

Memli Krasniqi tregon kur e bleu për herë të parë monedhën digjitale, “Bitcoin”

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:18
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi ishte pjesëmarrës i episodit të sotëm të dokumentarit “Expose”.

Në temën për kriptovalutat, Krasniqi, foli për përvojën e tij në këtë drejtim, ndërsa mes tjerash tregoi kur e ka blerë për herë të parë monedhën digjitale, “Bitcoin”.

“Në vitin 2016 kam ble “BTC” dhe e kam pa që procedura ka qenë shumë e lehtë. Ka qenë një moment interesant, sepse çdo 4 vite përafërsisht prodhimtaria përgjysmohet, dhe unë kam qenë i interesuar para përgjysmimit me ble.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e hyrjes në kriptovaluta. Unë jam nxitur prej konceptit dhe idesë së BTC si një sistem financiar i cili nuk është i ndikuar ose i kontrolluar prej njerëzve, bankave ose shtetit “, tha ndër të tjera Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat