Handikos pranon donacion pajisje të avancuara për personat me aftësi të veçanta

Lajme

Handikos pranon donacion pajisje të avancuara për personat me aftësi të veçanta

Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:46
Pamje nga takimi

(E plotësuar 14:24) - Shoqata Handikos në Prishtinë gjatë ditës së sotme kanë pranuar një kontingjent me 253 pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar nga “Rotary Club Prishtina International” dhe Shoqata “Konvoi der Hoffnung”.

Durim Gashi, menaxher i programit në Handikos, tha se përmes këtij kontingjenti kanë pranuar pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara që asnjëherë më parë nuk kanë pasur të tilla në Kosovë.

Ai tha se këto pajisje do ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara.

Gashi: Këto pajisje janë të llojllojshme dhe të natyrave të ndryshme

“Pajisjet që ne i sigurojmë në baza vjetore kryesisht janë pajisje standard dhe mbulojnë nevojat bazike të personave me aftësi të kufizuara në vend, pas shikimit të parë që e kemi bërë në Handikos për llojllojshmëri e pajisjeve ndihmëse është parë që ka natyra të ndryshme të pajisjeve ndihmëse, çka ka pasur mungesë në Kosovë. Përveç fondeve ose mjeteve që mundem me u ofrua qoftë nga Handikos apo organizatat tjera në vend për pajisjet ndihmëse llojllojshmëria e pajisjeve në kontingjent është vështirë me u identifikua dhe blerë në Kosovë dhe rajon përveçqë kërkojnë shumë shtete dhe vështirëson tepër shumë procesin e pajisjet me to tek komuniteti”, tha ai.

E Sabile Aliu-Sahiti nga Konvoi der Hoffnung, tha se mërgata e Kosovës dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare nëpër botë, kanë bërë të mundur këtë donacion në bashkëpunim me Rotary Club Prishtina International.

Ajo derisa u shpreh e lumtur deklaroi se shpreson që këto pajisje do jenë në dispozicion të atyre që kanë nevojë.

Aliu-Sahiti: Uroj që këto pajisje të shkojnë tek ata që kanë nevojë

“Më vjen mirë që ka ardhur kontingjenti dhe ka shkuar gjithçka mirë ka qenë një bashkëpunim i mirë përmes ju Hendikos, Rotary Internacional dhe Konvoi der Hoffnung në këtë rast dua me i përshëndet mërgatën shqiptare që ata kanë bërë të mundshme edhe transportin gjegjësisht rrjetin e bizneseve në botë, Mustafë Abazin dhe donator të tjerë natyrisht donacione kemi edhe nga Rotary Internacional. Po ndihem e lumtur dhe krenare që nuk keni pasur që një kohë të gjatë këso pajisje dhe që shpresoj që shkojnë aty ku me të vërtetë kanë nevojë dhe iu ndihmojnë për nevojat e tyre”, u shpreh ajo.

Marian Dema i cili është anëtar dhe ish-president i Rotary Club Prishtina Internacional, tha se me 253 pajisje të avancuara për personat me aftësi të veçanta po mundohen tua bëjnë jetën atyre më të lehtë.

Dema: Në Handikos kemi sjell donacion 253 njësit

“Rotary gjithmonë ka gjetur forma për ta shtrirë dorën e ndihmës në këtë rast radha ka qenë për personat me aftësi të veçanta që me 253 njësi që mbulojnë të gjitha nivelet prej atyre më të avancuara deri më të thjeshta që vërtetë jetën tua bëjmë më të lehtë“, deklaroi Dema.

Handikos pranon donacion prej 253 pajisje

Shoqata Handikos ka pranuar një donacion, kontingjent me pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar nga “Rotary Club Prishtina International” dhe Shoqata “Konvoi der Hoffnung”.

Këto 253 pajisje janë si donacion nga shoqata “Konvoi der Hoffnung, nga mërgata shqiptarë dhe Rotary Club Prishtina International.

Durim Gashi, menaxher i programit Handikos tha që këto pajisje kanë qenë shumë të nevojshme dhe qe i kanë pasur mungesë dhe që kanë kushtuar shtrenjtë.

“Kontingjenti që kemi marrë këto pajisje ndihmëse dhe janë të natyrave të ndryshme çka janë kanë mungesë tek ne, dhe janë të llojllojshme dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë”, tha Gashi.

Në anën tjetër, Sabile Aliu Sahiti  nga – Konvoi der Hoffnung ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vet shoqata ku bën pjesë ajo.

“Dua të përshëndes mërgatën të cilët kanë bërë transportin, po ndjehem e lumtur dhe shpresoj të shkojnë aty ku kanë nevojë”, tha Aliu-Sahiti

Krenare Pireva Nuçi – Projekt Kordinatore -RCPI tha që kjo është një ndihmë e madhe dhe te gjithë bashkëpunëtorët e kanë bërë te duhurën për këtë donacion.

Marian  Dema – anëtar dhe ish-president i RCPI tha që Rotary kanë gjetur gjithmonë format e duhura që të shtrijnë dorën e ndihmës e sidomos për këta persona.

“Rotary gjithmonë kanë gjetur forma që ta shtrijnë dorën e ndihmës dhe në këtë rast për personat e nevojave te veçanta, dhe mjete shumë të avancuara që kanë ndihmuar këta persona”, tha Dema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat