Vuçiq zhvillon diskutim me Palmer

Lajme

Vuçiq zhvillon diskutim me Palmer

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:19
Foto gjatë takimit virtual

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë përmes një videoregjistrimi, me të dërguarin Special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Të premten, Palmer zhvilloi takime të tilla edhe me politikanët kosovarë, ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin, kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin, e të tjerë.

Palmer gjithashtu foli me kryeministren serbe Ana Brnabiq, Ministrin e Punëve të Jashtme Niko Selakoviq dhe Kryetarin e Asamblesë Ivica Daçiq.

Temat e atyre bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat