Komandant Federici: KFOR mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet

Lajme

Komandant Federici: KFOR mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet

Nga: F.B Më: 17 mars 2021 Në ora: 10:13
Ilustrim

Komandanti i KFOR-it gjeneral-majori Franko Federici ka vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë si stabile, ndërsa po përgjigjej në pyetjen rreth situatës aktuale në përvjetorin e ngjarjeve të 2004, duke shprehur përkushtimin për realizimin e mandatit të OKB-së, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Federici ka theksuar se që nga viti 2004 dhe ngjarjet që kanë ndodhur asokohe (që serbët i quajnë përndjekje të serbëve), situata “është zhvilluar dukshëm dhe është stabile”.

"Misioni i KFOR-it që udhëhiqet nga NATO vazhdon të kryejë mandatin e vet për çdo ditë në krijimin e sigurisë dhe mjedisit të sigurt, lëvizjen e lirë për të gjithë në harmoni me rezolutën 1244 të KS të OKB-së të miratuar në vitin 1999”, tha gjeneral –majori Federici për “Kosovo-online”, në pyetjen rreth situatës aktuale dhe mundësisë së përsëritjes së ngjarjeve të vitit 2004.

Sipas tij, “KFOR mbikëqyr situatën së bashku me të gjitha institucionet dhe bashkësitë, ka kontakte të rregullta me organizata ndërkombëtare dhe Serbinë posaçërisht me BE".

"KFOR mban qëndrim të fortë për përballjen me të gjitha sfidat në kuadër të parametrit të mandatit të OKB-së. Në radhët e veta dhe angazhimin me kolegët përherë nënvizoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vetë të OKB-së", tha Federici.

Ai përmendi edhe rëndësinë e evitimit të veprimeve, deklaratave dhe punëve që mund të nxisin moskuptime edhe eskalim të dhunës.

"NATO vazhdon të mbështes dialogun , me ndërmjetësimin e BE, si zgjidhjen e vetme të përhershme për Kosovën edhe regjionin”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat