Edhe Rusia dënon hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Lajme

Edhe Rusia dënon hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Nga: F. B. Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:00
Ambasada e Kosovës në Jerusalem

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova ka deklaruar se “Kosova nuk ka pasur të drejtë të hap ‘ndonjë’ përfaqësi diplomatike në Jerusalem”.

“Ky hap është në kundërshtim me rezolutën 1244 të KS të OKB-së sipas të cilës Kosova për të pasur raporte diplomatike me shtetet tjera tek duhet të rregullohet. Duam edhe njëherë të nënvizojmë pozicionin tonë parimor për Jerusalemin: qyteti duhet të jetë kryeqytet i të shteteve të pavarura Palestinës dhe Izraelit, e hapur për besimtare për tri religjionet”, tha Zaharova.

Sa i përket problemit të Kosovës, ajo theksoi se qëndrimi i Rusisë është se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë zgjidhje të pranueshme mes tyre, që do të miratohet në KS të OKB-së, e cila duhet të jetë në interes të popullit të Serbisë.

Gazeta përkujton se me 14 mars shteti i Kosovës ka hapur përfaqësi diplomatike në Jerusalem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat