Pas infektimit me Covid-19, kjo është gjendja e humoristit Cima

Lajme

Pas infektimit me Covid-19, kjo është gjendja e humoristit Cima

Më: 18 mars 2021 Në ora: 18:06
Cima

Aktori i njohur i humorit, Rasim Thaçi-Cima ditë më parë u infektuat me virusin Covid-19.

Aktori i famshëm po qëndron në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe po trajtohet.

Pas gjendjes së rëndë me infektimin me koronavirus, për aktorin u kërkuan mbi 50 antitrupa, nga vullnetarët e grupeve të gjakut A pozitiv dhe negativ, të cilët e kanë kaluar virusin.
Ishte e bija e tij dhe këngëtarja e njohur Adelina Thaçi, e cila kërkojë nga vullnetarët për dhurimin e plazmës, e cila pas pak orësh u siguruar.

Së fundi, vet Adelina ka publikuar një fotografi nga QKUK-ja, ku shfaqet me maskë dhe doreza, teksa tregon për gjendjen e aktori.

“Gjendja e babait ka përmirësime, por ai është ende në luftë sy më sy me covidin. Unë po bëj apel, sepse me kalimin e kohës covidi është forcuar, kurse kujdesi jonë është dobësuar. Duhet ta keni kujdesin maksimal, jo të prisni të ju prek te më të dashurit tuaj. Është bërë kohë e gjatë, disa kanë ende dilema e shumë herë po e neglizhoni, krejt jemi lodhur, por a keni vetëdije kur në pyetje është jeta! Të gjithë atyre që janë në luftë, shërim sa më të shpejtë”, ka njoftuar këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat