Kostiq: Nuk jam njeri që do pranonte Kosovën pa menduar

Lajme

Kostiq: Nuk jam njeri që do pranonte Kosovën pa menduar

Nga: F.B Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:26
Kostiq

Kreu i Akademisë Serbe të Arteve edhe Shkencave (SANU), Kostiq ka deklaruar se qëndrimi i tij për Kosovën nuk është “nga spektri ekstrem i fundit” të atyre që pa menduar do të pranonin Kosovën, dhe shton se teksti i tij autorial ku ka shpreh këndvështrimin për çështjen e Kosovës në gjashtë pika është komentuar gabimisht.

Ai ka prezantuar njohuritë për 6 vitet e fundit për zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet e SANU janë shpërfaq vetëm në media, pasi asnjëherë nuk janë ftuar as pyetur për ndonjë vendim.

Kostiç ka shkruar ai “Akademia për ato vendime nuk ka as mundësi formale as kompetenca”, ndonëse në vazhdimësi është marr me Kosovën.

Përvoja ime e fundit me SANU është vizita e fundit dhe përtëritja e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës dhe qëndrimin në Mitrovicë në dhjetor 2020.

Sipas tij problemi i dytë është se “individ që edhe nuk mbështesin qëndrimin e tij nguten për kualifikimet të ndryshme”, duke tentuar të sqarojnë çka ka kam menduar edhe deklaruar, ndonëse që nga 2015 kam menduar “për braktisjen e idesë për kontroll të plotë politik e shtetëror të krahinës pas ngjarjeve që janë zhvilluar atje.

"Pas disa fjalive që nuk ranë në sy, kam shpreh qëndrimin rrteh çështjeve kyçe, të drejtat individuale edhe kolektive rë bashkëkombësve tanë në Kosovë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, artistike edhe historike për çka duhet luftojmë me “dhëmbë edhe thonjë”, kaq kam pas për defetizmin”, tha Kostiq.

“Ndonëse dua të besojë se nuk ka qëllim, automatikisht jam hedh në grupin e spektrit që zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa menduar do e pranonte, nënshkruante dhe jepte, për dallim nga ana tjetër që nuk do bënte asgjë. Mes dy këtyre poleve, ndodhen ata që do vendosin”, tha Kostiq duke u arsyetuar se në asnjë takim apo intervistë nuk ka përmend dhënien apo nënshkrimin apo se do nënshkruante diçka.

Ai ka vlerësuar si të rrezikshëm përkushtimin dhe qëllimet e dyshimta të disave që ftojnë në përgjigje të shpejta për problemet shekullore, duke shtuar se si qytetar i thjeshtë konsideron se për bisedime edhe marrëveshje” gjithë kemi më shumë kohë se vullnet të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat