Ambasadori gjerman: Nuk ka afat final për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Ambasadori gjerman: Nuk ka afat final për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:43
Thomas Schieb

Nuk ka afate finale kur bëhet fjalë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk shoh pse pa nevojë të stërzgjatet ky proces ka deklaruar ambasadori gjerman Thomas Schieb.

Sa më parë që të arrihet zgjidhja, aq më mirë ka thënë ambasadori gjerman, duke nënvizuar se në kuadër të normalizimit duhet të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura.

"Normalizimi në parim po ashtu nënkupton që njerëzit në Kosovë dhe Serbi mund të vizitohen edhe bëjnë afarizëm pa pengesa të tepërta burokratike. Sa më parë që zgjidhen të gjitha problemet të lidhura me normalizim, aq më mirë për Serbinë dhe regjionin. Kjo do të afrojë Kosovën dhe Serbinë drejtë qëllimit anëtarësimin në BE”, tha ai.

Lidhur me mos hapjen e asnjë kapitulli, ambasadori tha se: "Sinqerisht na vjen keq që nuk është hapur asnjë kapitull i ri. Ne do të përshëndesim përparimin në realizimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, që do rezultonte me përparimin e ndjeshëm në dialog dhe bashkëngjitje gjatë këtij viti”.

Sipas ambasadorit në këtë përparim duhet përfshihen edhe ai në reformat e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe çështjen lidhur me medie.

“Ne përshëndesim qëndrimin e qeverisë se reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit janë prioritet. Jam optimist se qeveria në këtë mandat që ka shumicën do të vazhdojë punën në këto prioritete”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat